E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon PD për Sinajn, bie pretendimi për përfitime të deputetit nga buxheti i shtetit

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën të rrëzojë kërkesën e paraqitur nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, që kërkonin heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj me argumentin se ai, gjatë ushtrimit të detyrës, ka përfituar nëpërmjet kompanive të tij fonde publike, që ligji e ndalon.

Gjykata Kushtetuese pritet të transkriptojë vendimin e saj për mënyrën sesi e ka argumentuar rrëzimin e kërkesës së opozitës, e cila kishte marrë në shqyrtim që në janar të këtij viti ankesën e paraqitur nga 14 deputetët.

Kushtetuesja kërkon, si në rastin e Olta Xhaçkës, që Kuvendi të dërgojë në këtë gjykatë dosjen për shqyrtim në themel dhe më pas të vendosë.

Deputeti Sinaj u paraqit gjatë vitit të kaluar në Këshillin e Mandateve dhe rrëzoi pretendimet e opozitës, duke dhënë prova para Kuvendit se nuk kishte përfituar të ardhura nga fondet publike.

Sinaj fitoi në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Vlorës dhe do të jetë sërish deputet në legjislaturën e re.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›