E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD ankimon në KAS edhe rezultatin e zgjedhjeve në qarqet Fier, Durrës dhe Lezhë

Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Qarkun e Fierit, Durrësit dhe Lezhës

PD-ASHM pretendon se votuesit u intimiduan dhe iu bë presion si dhe u përdorën burime shtetërore nga partia në pushtet. Sipas tyre, votat u blenë nëpërmjet “skemave të mirëorganizuara kriminale”.

PD-ASHM ka ankimuar deri më tani edhe rezultatet e Qarkut Kukës, Korçë dhe Berat, Vlorë dhe Gjirokastër

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›