E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja, rrezon PS per mandatet Rozeta Rapushi

Gjykata Kushtetuese rrezon kerkesen e Partise Socialiste, per interpretimin e disa neneve te Kushtetutes ne lidhje me ligjshmerine e mandateve te deputeteve. Duke dale ne vendimin, se grupi i deputeteve nuk legjitimohet per venien ne levizje te Gjykates per interpretimin e neneve 70, 71 dhe 72 te Kushtetutes.

Ankesa

Ne fund te vitit te kaluar, nje grup deputetesh socialiste te perfaqesuar nga Damian Gjiknuri, kerkuan nga Kushtetuesja, qe te interpretoje nenet 69, 70, 71 dhe 72 te Kushtetutes ne lidhje me ligjshmerine e mandatit te deputeteve. Nje shqetesim ky, i lindur qe pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009, ku disa zyrtare lokale, kandiduan ne zgjedhje dhe fituan mandatin e deputetit. Me shume si nje reagim ndaj ankeses per papajtueshmeri te mandatit te bere nga demokratet per deputetin socialist Ilir Beqaj, qe nisi Kuvendi. Socialistet ne pretendimin e tyre, ankohen se keto nene te Kushtetutes, jane kuptuar, interpretuar dhe zbatuar ne menyra te ndryshme ne praktiken parlamentare. Kerkesa per interpretimin e normave te mesiperme kushtetuese, eshte paraqitur nga kerkuesit ne Gjykaten Kushtetuese pas fillimit nga Kuvendi te procedurave per verifikimin e papajtueshmerise me mandatin e deputetit Ilir Beqaj, ne referim te pikave 3 dhe 4 te nenit 70 te Kushtetutes. Nderkohe qe socialistet kerkojne edhe sqarimin e neneve kushtetuese ne lidhje me betimin e deputeteve apo konfliktin e interesave me poste te tjera. Por pretendimet e socialisteve, u rrezuan nga perfaqesuesi i Kuvendit, Lulzim Lelcaj, i cili tha se grupi prej 37 deputetesh nuk legjitimohet te vere ne levizje Gjykaten per interpretimin e nenit 69, pika 1/d dhe pika 2, dhe nenit 70, pika 2, pasi keto dispozita kushtetuese jane interpretuar me pare nga kjo Gjykate. Si dhe gjykimi kushtetues i kerkeses se Kuvendit per konstatimin e papajtueshmerise se mandatit te nje deputeti, eshte i ndryshem dhe i pavarur nga gjykimi kushtetues per interpretimin e Kushtetutes.

Vendimi

Pasi degjoi palet, Gjykata Kushtetuese, mundi te vendose diten e djeshme, rrezimin e pretendimeve te socialisteve. Argumenti i ketij rrezimi, ishte fakti se vete kerkuesit nuk legjitimohen per venien ne levizje te Gjykates per interpretimin in abstracto te neneve 70, 71 dhe 72 te Kushtetutes. “Per keto arsye me shumice votash, Gjykata Kushtetuese vendos rrezimin e kerkeses. Ky vendim eshte perfundimtar, i formes se prere”, thuhet ne vendimin e marre nga kjo gjykate.

Rrezimi

Gjykata Kushtetuese rrezon ankesen e bere nga nje grup deputetesh socialiste, per interpretimin e neneve te Kushtetutes ne lidhje me mandatet e deputeteve. Kerkesa per interpretim u be pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009.

Ankesa

Si nje kunderpergjigje ndaj ankeses se PD-se, per papajtueshmerine e mandatit te deputetit Ilir Beqaj, PS dorezoi ne fund te vitit te kaluar nje ankese per interpretimin e kushtetutes per mandatet e deputeteve, qe sipas tyre kandiduan pa hequr dore nga postet e meparshme publike.

Argumentimi

Argumenti kryesor i rrezimit te kerkeses se nje grupi deputetesh socialiste nga Gjykata Kushtetuese, ishte fakti se vete kerkuesit nuk legjitimohen per venien ne levizje te Gjykates per interpretimin in abstracto te neneve 70, 71 dhe 72 te Kushtetutes.

Gjykata veren se nuk gjendet perpara ndonje procedure te ndermarre ose vendimmarrjeje konkrete te Kuvendit per verifikimin e zgjedhshmerise se ndonje deputeti.

Gjykata arrin ne konkluzionin se faktet e parashtruara nuk jane ne nje kontekst konkret, gjithashtu, nuk ekziston lidhje midis tyre dhe permbajtjes se nenit 69 te Kushtetutes dhe, per rrjedhoje, nuk plotesohen kushtet per ta investuar Gjykaten ne interpretimin perfundimtar te ketij neni.

Gjykata veren, gjithashtu, se, bazuar ne nenin 70, pika 4 te Kushtetutes, konstatimi i papajtueshmerise me mandatin e deputetit eshte ne kompetencen e kesaj Gjykate. Kjo norme ka percaktuar Kuvendin si subjekt te posacem qe ve ne levizje kete gjykim kushtetues, si dhe subjektet qe iniciojne procedurat parlamentare per kete qellim.

Ne kuptim te standardeve kushtetuese te perpunuara me siper, sipas te cilave interpretimi perfundimtar i normes kushtetuese ka per qellim zgjidhjen e nje mosmarreveshjeje ose ceshtjeje konkrete, Gjykata vlereson se interpretimi i neneve 70, 71 dhe 72 te Kushtetutes i takon gjykimit te iniciuar nga Kuvendi, ne kuptim te nenit 70, pika 4, per konstatimin e papajtueshmerine me mandatin e deputetit.

Si perfundim kerkuesit nuk legjitimohen per venien ne levizje te Gjykates per interpretimin in abstracto te neneve 70, 71 dhe 72 te Kushtetutes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›