E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrëzon ankimimin e pensionistëve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë së Pensionistëve për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Pensionistët gjithashtu kanë çuar në Kushtetuese dhe një çështje tjetër, ku kundërshtojnë 3 nenet e Kushtetutës, Nenin 69, 70 dhe 78.

Sipas PBPP, nenet diskriminojnë kandidimin e partive në zgjedhje dhe sanksionojnë pabarazinë para ligjit. Ndërkohë që në datën 8 Korrik, edhe Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar po të njëjtin ankimim.

Pensionistët kërkuan në padinë e tyre në Kushtetuese, pavlefshmëri të procesit dhe pezullim të procesit të shpalljes së rezultatit, sipas së cilit u zgjodh fitues Lulzim Basha me 93 vota në avantazh.

Sipas Partisë së Pensionistëve, në tabelat e rezultateve duket qartë se ka mospërputhje. Në tabelë jepet si e dhënë: numri i zgjedhësve që kanë votuar: 256 507 persona, ndërkohë jepet po ashtu si e dhënë: fletë votimi të gjetura në kuti: 257 377 fletë, pra mungojnë 870 fletë votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›