E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon bordin/ Gjykata: Shkel ligjin, duhet të shkrihet

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot bordin e ngritur nga qeveria për kontrollin e çmimit të produkteve ushqimore.

Gjyqtarët kanë pranuar kërkesën e Partisë Demokratike duke vendosur që bordi shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe duhet të shkrihet.

Në datën 9 mars gjykata pritet të shqyrtoje edhe kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e bordit për çmimin e naftës.

Partia Demokratike ka argumentuar se bordet për monitorimin e çmimeve të ushqimeve dhe naftës shkelin  Kushtetutën e vendit pasi cënojnë lirinë ekonomike, duke i cilësuar bordet, mekanizma komuniste.

Bordet u ngriten nga qeveria në marsin e vitit të kaluar pas rritjes së çmimeve që solli agresioni rus mbi Ukrainën. Argument kryesor i qeverisë ishte se krijimi i bordeve do të mbronte konsumatorin nga rritja abusive e çmimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›