E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli padit Tahirin por nuk flet per akuzat e opozites

Ne prokurori

Ministri i Bujqesise deputeti demokrat Genc Ruli depozitoi dje ne Prokurorine e Tiranes padine per kolegun e tij socialist Sajmir Tahiri pas akuzave te ketij te fundit se ministri eshte i lidhur ngushte me njerezit qe zoterojne minierat e kromit. Akuzat e forta per perfshirjen e Rulit ne biznesin e mineraleve u bene nga Tahiri ne sallen e Kuvendit pak dite me pare. Por ministri i Bujqesise dikur minister i Ekonomise dhe Energjetikes nuk preferoi ti pergjigjej deputetit socialist per keto akuza ne menyre te drejtperdrejte ne sallen e Kuvendit por dje dorezoi ne prokurori dhe kallezimin penal. Ne padine e paraqitur ministri aktual i Bujqesise Genc Ruli thote se akuzat e Tahirit jane shpifje dhe te bera vetem per efekt politik. Kjo eshte padia e dyte per deputetin e PS-se Tahiri pasi pak dite me pare nendrejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Agron Kulicaj e paditi ate po per sa i perket ceshtjes se minierave ne vend. Tahiri ne seancen e fundit parlamentare ka theksuar se ne kete biznes fshihen njerez me pushtet te madh dhe me lidhje me Kryeministrin Sali Berisha prandaj situata kaotike me minatoret nuk po ndalet ende. Por duket se funksionaret e larte te qeverise dhe shtetit kane vendosur te pergjigjen per keto akuza vetem ne rruge institucionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›