Pallati 12 katësh, policia ndërtimore tërhiqet nga shembja

Policia ndërtimore është tërhequr nga shembja e pallatit 12 katësh në qendër të Tiranës. Vendimi për tërheqjen është marrë nga inspektoriati i ndërtimit. Pronari i pallatit, Ilir Mata ndodhet në Gjykatën e Tiranës ku pritet të jepet vendimi për këtë pallat, nëse është i ligjshëm ndërtimi i tij apo jo. Tashmë forcat e Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri pë të ruajtur objektin 12 katësh. Nga godina është larguar edhe policia bashkiake.
Deputetë të PS-së kanë hyrë sot rreth orës 08:50 në mjediset e pallatit 12 katësh që është vendosur të shembet nga inpektoriati ndërtimor, 3 katet e para të të cilët u prishën dje nga policia ndërtimore. Ka pasur një konflikt me deputetëve të PS-së, si Shegush Ligori, Besnik Baraj, Valentina Leskaj dhe Dashamir Peza të cilët kanë tentuar të hyjnë te pallati. Ata janë ndeshur në rezistencën e inspektoriatit të policisë ndërtimore megjithatë disa prej tyre kanë mundur të depërtojnë brenda këtij ambjenti. Ndërkohë që deputeti Shalsi është konfrontuar me policinë duke mos mundur të hyjë brenda në ndërtesë.
Deputeti i PS-së, Dashamir Peza, kunati i pronarit të ndërtesës, tha se kunati i tij Ilir Mata është viktimë e luftës politike që bën Berisha. Në një prononcim ekskluziv për "Ora News", Peza deklaroi se ai ka ndërprerë kontaktet me Matën që prej 2 -vitesh . "Kunati im ka rënë viktimë e luftës politike që bën Berisha. Ka ditë që sulmohet familja ime, që sulmohet morali i familjes sime, por vetëm për faktin që merrem me politikë", u shpreh ai. Ai ka kërkuar që Gjykata të vendosë me përgjegjësi se si qendron kjo çështje. Dashamir Peza theksoi se do të çojë këtë çështje në Gjykatë.
Deputetja e PS-së, Shegush Ligori tha se në vendin tonë me prishjen e këtij ndërtimi po vërtetohet se këtu funksionon diktatura. Ajo tha se deputetët e PS-së ndodhen aty për të mbojtur pronën, sepse shqiptarët duhet të mbrojnë pronën.
Deputeti socialist, Fatmir Toçi theksoi se kjo çështje duhet të zgjidhet në rrugë ligjore.
Blendi Klosi, deputet i PS-së deklaroi për "Ora News" se situata e krijuar është absurde. Sipas tij, objekti ka marrë leje në policinë bashkiake dhe ka hipotekë karabinaje që e bën këtë objekt të vlefshëm. Klosi nënvizoi se i gjithë shteti është vënë në zbatim të një urdhri politik të Sali Berishës. Sipas tij, është e turpshme që policia ndërtimore dhe ajo bashkiake përplasen me njëra tjetra vetëm për t'i shërbyer një urdhrit politik.
I gjithë debati për këtë pallat bëhet për ndërtimin e një tuneli nga ana e ndëtuesve të pallatit për të lejuar kalimin e banorëve, i cili nuk është realizuar ndaj është marrë vendimi për shembjen e tij.
Ndërtesa prej 12 katesh e cila ndodhet prapa hotel "Tirana" është në pronësi të shtetasit Ilir Mata, kunatit të deputetit Dashamir Peza dhe ishte destinuar të bëhej hotel.