Frattini Te lihen gjykatat qe te punojne
Procesi Zgjedhor ne Shqiperi dhe odiseja e shqyrtimit administrativ dhe gjyqesor te Tiranes duket se eshte nderkombetarizuar per nga potenciali i krizes qe perfaqeson. Nje dite pasi nje zyrtare e larte e Komisionit Europian ka paralajmeruar nota shume negative per progres-raportin e muajit tetor per Shqiperine levizjet diplomatike kane nisur te perthyejne uniformitetin e Brukselit. Ministri i Jashtem italian Franco Frattini ka qene nder te paret dje qe eshte prononcuar mbi situaten ne Shqiperi dhe me nje qasje formalisht korrekte ka apeluar per respektim te vendimit te gjykatave. Sipas tij eshte me rendesi te zbatohet ligji por edhe qe te lihen gjykatat qe te punojne. Nje mesazh qe deshmon per informim ne thellesi te problemit elektoral ne Tirane e qe aktualizohet si nje ze me peshe ne debatin e brendshem shqiptar. Kontekstualizimi i apelit te titullarit te diplomacise italiane nenkupton nje kerkese per ulje te toneve politike sidomos ne drejtim te Kolegjit Zgjedhor qe ka ende pune per te bere sa i perket ceshtjes zgjedhore ne Tirane. Ne raport me prononcimin e zyrtares se Komisionit Europian nje dite me pare e cila qe tani e ka shpallur penalizmin e Shqiperise ai i ministrit italian ne te vertete e ul ritmin per te pritur perfundimin e procesit e mandej nxjerrjen e konkluzioneve. Nisur nga pervoja e pas vitit 2009 eshte e kuptueshme qe konflikti ne Shqiperi te nxise nje lufte deklaratash edhe nga partneret e Shqiperise qe nese me pare manifestuan ndarjen e qarte ne Parlamentin Europian tashme mund te dalin me lobim direkt qe nga kancelarite kryesore te cilat jane pjese e zgjidhjes se problemeve shqiptare.