Kushtetuta ndryshon datën e seancës së gjykimit te Limajt

Festa e Kushtetutës ka ndryshuar edhe datat e mbajtjes së seancave fillestare në rastin e Ministrisë së Transportit. Seanca që ishte paraparë të mbahet më 8 dhe 9 prill është shtyrë për 8 dhe 10 prill.
Kjo është bërë për shkak të festës zyrtare që quhet Dita e Kushtetutës.
Ndryshimin e datës e konfirmoi edhe avokati i të akuzuarit Fatmir Limaj, Tomë Gashi.
Ai tha se nga EULEX-i është njoftuar për ndryshimin e njërës datë.
“Seancë nuk do të ketë më 9 prill, por një ditë më vonë pra më 10”, tha Gashi për Express.
Ndryshe Limaj dhe të tjerët po akuzohen nga Prokuroria e EULEX-it për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bashkë me Limajn nën akuzë janë edhe dy vëllezërit e tij Demir dhe Florim Limaj, shefi i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës Nexhat Krasniqi, Endrit Shala dhe Florim Zuka./Indeksonline/