Presin me javë për një certifikatë

Dhjetëra qytetarë po presin përballë Kuvendit Komunal të Prishtinës për tu pajisur me një certifikatë lindje.
Ata duhet të presin me javë për tu pajisur me certifikatë.
Eshref Rexha nga Panovci i Malishevës, thotë për Indeksonline se, i është dashur pesë herë të vij në Prishtinë nga Malisheva për t’u pajisur me një certifikatë.
“Kjo që po ndodhë këtu nuk është aspak normale. Unë që pesë herë jam duke ardhur prej Malisheve për t’u pajisur me një certifikatë dhe nuk po mundëm për shkak të numrit të madh të qytetarëve”, është shprehur Rexha.
Ai i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që mos t’i maltretojnë kështu qytetarët, por të shtojnë numrin e punëtorëve ose të punojnë me shpejt./Indeksonline/