E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA me “aeroplan bombardues” në Korenë e Jugut

Aeroplanët bombardues të Shteteve të Bashkuara kanë kryer stërvitje në Korenë e Jugut.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se dy bombarduesit B-2 kanë fluturuar nga shteti i Misurit në rajonin jugkorean.

Koreja e Jugut ka thënë prova ka qenë pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes saj dhe SHBA-së.

Stërvitjet kanë zemëruar Phenjanin, i cili të mërkurën ka paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”.

Koreja e Veriut, e cila muajin a kaluar ka kryer provën e tretë bërthamore, ka thënë se ka kthyer raketat e saj drejt caqeve në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›