E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta, perballe rezolutes se OKB

NJU JORK - Administrata e Kombeve te Bashkuara ne Kosove dhe qeveria e vendit jane dy mekanizma qe veten e shohin te plotfuqishme ne Kosove, pavaresisht faktit qe gjendja ne terren eshte krejtesisht ndryshe. Qeveria, fuqine e saj e bazon ne Kushtetuten e Kosoves, e cila u miratua gati dy muaj me pare, nderkohe UNMIK-u thote se akoma ka fuqi ekzekutive, sepse vepron ne baze te rezolutes 1244 te KS-it, e cila vazhdon te jete ne fuqi ne Kosove. Ne nje situate te tille, ka kohe qe kane filluar perplasjet ne qendrime ndermjet UNMIK-ut dhe Qeverise. Shefi i UNMIK-ut, Lambero Zannieri, thote se ai i ka pergjegjesite ekzekutive, mirepo, vendimet e tij perpiqet t'i merr duke siguruar mbeshtetje ne nje mase te mundshme te pranuar qe mos te zemeroje udheheqesit politik te Kosoves.

"Pergjegjesite ekzekutive jane dhe une shoh hapesire per perdorimin e tyre, pergjegjesi kryesisht ne fushen e rendit dhe te ligjit. Une i zbatoj ato, mirepo ne konsultim te vazhdueshem me autoritetet e Prishtines apo me ndonje pale tjeter," - thote Lamberto Zannieri. Mirepo, qeveria nga ana e saj, rolin e UNMIK-ut ne Kosove e sheh te perfunduar, ndersa vete zotin Zannieri, e cileson nje person qe duhet te perfundoje procesin e rikonfigurimit te UNMIK-ut dhe te barte pergjegjesite tek institucionet e Kosoves. Hajredin Kuqi, eshte zevendeskryeminister.

"Ne nuk e konkurrojme z. Zannieri. Por, besoj se Kushtetuta e Kosoves eshte shume e qarte dhe e punuar shume mire nga vendoret dhe eshte pranuar nga nderkombetaret dhe mendoj se Kushtetuta, eshte baza e plote edhe politike edhe juridike mbi bazen e se ciles jetohet dhe veprohet ne Kosove. Ne kete drejtim edhe zoti Zannier, duhet t'i nenshtrohet Kushtetutes se Republikes se Kosoves", thote Hajredin Kuqi.

Zevendeskryeministri Kuqi, thote se Prishtina zyrtare ka pranuar te bashkepunoje me UNMIK-un, mirepo kete bashkepunim ai e sheh si sukses te deritashem.

"Ne ne nje menyre kemi pranuar rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe tranzicionin e plote ne EULEX. Duhet ta kemi te qarte se UNMIK-u, tash e tutje nuk eshte me organ qeverises ne Kosove dhe veprimi i tij po shkon drejt shuarjes se plote", thote Kuqi.

Sidoqofte shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, ne kete faze po perpiqet te luaj rolin e nje ndermjetesi ne permiresimin e raporteve ndermjet serbeve te Kosoves dhe institucioneve te ketushme dhe mundesisht, nisjen e dialogut per ceshtje teknike Prishtine-Beograd. Autoritetet e Beogradit, nuk pranojne te bisedojne me udheheqesit politik kosovar, por vetem me UNMIK-un. Nderkohe, udheheqesit politik kosovare thone se ata mund te bisedojne me Beogradin, por vetem ne cilesine e dy vendeve fqinje dhe asesi per statusin. Nisja e dialogut, tash per tash, duket e pamundur. Analistet thone se prania ne Kosove e rezolutes 1244 te KS-it dhe Kushtetuta e Kosoves, jane dy dokumente qe nuk mund te bashkejetojne njera me tjetren. Per pasoje ata shohin ngecje te proceseve ne Kosove. Hendeku edhe me i madh sipas tyre po krijohet nga pamundesia e shtrirjes se misionit te BE-se EULEX, ne te gjitha rajonet e Kosoves, sidomos ne vendbanimet serbe ku qeveria dhe misioni EULEX, pothuaj nuk jane fare te pranishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›