E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet, kunder bashkepunimit per decentralizim

PRISHTINE - Perfaqesuesit politike te komunitetit serb i kundershtojne deklaratat e shefit te Zyres Civile Nderkombetare, Pieter Feith, i cili ka thene se qeveria e Kosoves duhet t'i zgjedhe perfaqesuesit e serbeve qe do te merren decentralizimin. Nenkryetarja e Keshillit Nacional Serb per pjesen qendrore te Kosoves, Rada Trajkovic, thote se nje proces i tille i decentralizimit, do te ishte i pasuksesshem. Ajo thote se serbet nuk kane besim ne lidershipin e Kosoves, andaj, sipas saj, qeveria e Kosoves nuk mund t'i zgjedh serbet qe do te perfaqesojne kete komunitet ne procesin e decentralizimit, sic kishte propozuar Pieter Feith. "Nese decentralizimin do ta udhehiqnin njerezit te cilet do te zgjidheshin nga institucionet e Kosoves, kam frike se nuk do te kishte sukses, ngase serbet do te besonin se ata nuk jane perfaqesues qe do te perkujdeseshin per interesat e komunitetit", thote Trajkovic. Se dyti, shton ajo, "njerezit qe nuk e kane besueshmerine dhe perkrahjen e bashkesise serbe do ta kene shume veshtire qe t'i zbatojne marreveshjet qe do ti benin me shqiptaret, sepse pjesa tjeter e serbeve do t'i kundershtonte". Keshtu qe sipas Rada Trajkovicit, serbet duhet te jene ata qe vete i percaktojne perfaqesuesit e tyre. Pieter Feith gjate nje vizite qe i beri keto dite komunes se Vitise, ka thene se perfaqesuesit e serbeve te Kosoves te dale nga zgjedhjet e Serbise te mbajtura me 11 maj nuk mund te konsiderohen si legjitim, keshtu qe ata nuk mund te udheheqin komunat dhe projektet qe kane te bejne me procesin e decentralizimit.

Deklaratat e tilla, i kundershton edhe Nebojsha Jovic, perfaqesues serb nga veriu i Kosoves. "Nuk e di se cka nenkupton ky mosbashkepunim me perfaqesuesit e zgjedhur legalisht. Nese vazhdimisht thirremi ne argumentin e legalitetit dhe legjitimitetit une duhet te them dhe kete e ka te qarte edhe z.Feith se per here te pare qe nga viti 1999, komuniteti serb ishte ne gjendje qe te zgjedh perfaqesuesit e vet legjitim", thote Jovic.

Sipas perfaqesuesve serbe, ne procesin e decentralizimit do te duhej te perfshiheshin ata serbe qe kane perkrahjen e bashkesise serbe ne Kosove, por edhe perkrahjen e Beogradit, duke injoruar keshtu qeverine e Kosoves.

Jovic dhe Trajkovic, besojne se decentralizimi do te ishte ne funksion te krijimit te kushteve me te mira per jete per komunitetin serb dhe do te ndikonte ne kthimin e te zhvendosurve.

Plani i Prishtines

Qeveria e Kosoves ne bashkepunim me Zyren Civile Nderkombetare synojne qe nga vjeshta te nisin me procesin e decentralizimit sipas plani te Ahtisaarit dhe me krijimin e komunave te reja, por problemi qendron ne ate se po hasin ne kundershtimet e perfaqesuesve serb, te cilet nuk e perfillin qeverine e Kosoves dhe Zyren Civile Nderkombetare, duke kerkuar qe te bashkepunojne vetem me Beogradin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›