E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtuan 104 milionë euro, nuk shënojnë gola

Para një viti erdhën për çmim të kombinuar prej 104 milionë eurosh, por Fernando Torres dhe Andy Carroll nuk mund t’i blejnë golat. Kështu shkroi të dielën e përditshmja britanike, Daily Mail duke kritikuar ashpër dy përforcimet e reja të Chelseas, respektivisht Liverpoolit.

Torres, në janar të vitit të kaluar shkëmbeu fanellën e Liverpoolit me atë të Chelseas në transferim me vlerë prej 60 milionë eurosh. Kurse, me një pjesë të atyre parave, më saktësisht 42 milionë euro, Liverpool bleu sulmuesin Andy Carroll nga Newcastle.

Por, dyshja e qendërsulmuesve jo vetëm se nuk kanë arsyetuar paratë e shpenzuara për ta, por janë duke u paraqitur nën çdo parashikim të mundshëm. Torres, deri më tani gjatë këtij sezoni, ka zhvilluar 16 ndeshje kampionale për Chelsean, më saktësisht 856 minuta. Shënoi dy gola. Bilanc të njëjtë, negativ, ka edhe Carroll me 19 paraqitje, 1052 minuta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›