E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA me plan në rast të sulmit izraelit kundër Iranit

Qeveria amerikane e brengosur se edhe krahas kundërshtimit të saj Izraeli ka mundësi se është duke përgatitur aksion ushtarak kundër Iranit, ka përpiluar një plan urgjent për sigurimin e objekteve në Lindjen e Afërt, shkruan gazeta "Wall Street Journal".

Sipas gazetës, presidenti i SHBA-së Barack Obama, sekretari i Mbrojtjes, Loon Panetta dhe funksionarë tjerë të lartë amerikanë i dërguan porosi jozyrtare Izraelit me paralajmërim për pasojat eventuale nga sulmet e tilla.

Obama javën e kaluar ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa shefi i Këshillit të shtatmadhorisë së armatës së SHBA-së, Martin Dempsey, do të bisedojë lidhur me këtë çështje javën e ardhshme me përfaqësues të lartë ushtarak izraelitë në Tel Aviv.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›