E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuszczak kritikon Van der Sarin

Tomasz Kuszczak ka bërë të ditur se kërkesat për ndihmë nga rivali i tij në portën e Manchester United, Edwin van der Sar kanë kaluar pa përgjigje dhe ka shprehur zemërimin e tij për injorancën e veteranit holandez.

Të jem i sinqertë, më duhet të them se Edwin nuk më pëlqen, por edhe nuk më ndihmon shumë. I kam thënë disa herë deri më tani të më këshillojë më tepër sepse ka përvojë të madhe. Mirëpo, ai ndoshta nuk më pëlqen. Duhet ta pyesni atë, tha Kuszczak, 27 vjeç, për MUTV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›