E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutite KQZ publikon pr/vendimin e hapjes

Ashtu sic paralajmeroi perpara disa diteve per Top Channel edhe Arben Ristani kryetar i KQZ me dekretimin e dates se zgjedhjeve administrata e KQZ-se po pergatitet per hapjen e kutive te votimit dhe te kutive te materialeve zgjedhore.

Ne faqen e internetit te institucionit eshte njoftuar zyrtarisht nje mbledhje per daten 17 shtator dhe bashkangjitur me njoftimin jane edhe materialet e mbledhjes projektvendimi relacioni i bashkangjitur dhe buxheti qe nevojitet per boshatisjen e kutive.

Nuk ka asnje surprize ne relacionin e pergatitur nga drejtoria e logjistikes argumentat e perdorur se kutite duhen liruar dhe se per kete duhen 7 muaj apo se duhet pare se cilat materiale zgjedhore mund te perdoren edhe per zgjedhjet e ardhshme jane argumente tashme te njohur.

Intersante eshte pershkrimi me hollesi i procedures dhe buxheti i parashikuar. Keshtu mendohet se duhen 20 punetore per te hapur rreth 10 mije kuti per gati 2 muaj.

Por duke pasur parasysh edhe kohen qe duhet per te djegur fletet e votimit kontrata me keta punetore keshillohet te behet per 70 dite.

Ne zerat e buxhetit eshte parashikuar benzine dhe nafte sipas sasive te parashikuara ne kete proces pune ne zgjedhjet e meparshme.

Mbledhja e dates 17 pritet te kete debat. Por nese nuk dihet dita se kur do te hapen kutite te pakten sipas projektvendimit kjo do te ndodhe me siguri me 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›