E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien investimet e huaja

Panorama e ekonomise deri ne fund te qershorit nuk ka qene optimiste vecanerisht ne marredheniet e saj me jashte.

Te dhenat zyrtare tregojne se vec eksporteve te gjitha hyrjet e kapitalit qe vijne nga jashte jo vetem qe nuk jane rritur por jane perkeqesuar ndjeshem krahasuar me nje vit me pare.

Sipas Bankes se Shqiperise investimet e huaja direkte ne gjysmen e pare te vitit rane per here te pare qe nga 2005-a.

Sipas bankes deri ne fund te qershorit kompanite e huaja kane investuar ne ekonomine shqiptare 325 milione euro ose 21 per qind me pak sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar.

Por investimet nuk jane zeri i vetem me renie. Edhe te ardhurat nga emigrantet paten renie te forte edhe pse 2010-a eshte trumbetuar paraprakisht nga qeveria si viti i bumit turistik.

Ndonese nuk prekin kulmin e sezonit te dhenat tregojne se ne gjysmen e pare te vitit ekonomia shqiptare ka perfituar nga turistet 411 milione euro ose 29 per qind me pak sesa e njejta periudhe e nje viti me pare.

Ndersa dergesat e emigranteve kane vazhduar edhe kete vit tendencen e renies qe nisi dy vjet me pare.

Sipas te dhenave emigrantet shqiptare derguan ne ekonomine shqiptare per gjysmen e pare te vitit 392 milione euro ose 7.5 per qind me pak se nje vit me pare.

Keto te dhena tregojne se kriza ka vazhduar te godase fort flukset e valutes nga jashte ne te gjitha zerat e tyre qe mund te parlajmeroje rreziqe te tjera per qendrushmerine e ekonomise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›