E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Me Greqine raporte te shkelqyera

Nje dite pas deklaratave te kryeministrit grek Jorgos Papandreu per ndikimin e incidentit te Himares ne marredheniet dypaleshe ministri i Jashtem shqiptar Ilir Meta deklaroi se marredheniet mes dy vendeve dhe dy qeverive do te vazhdojne te jene te mira.

Dua te theksoj se marredheniet mes shqiperise dhe greqise mes dy qeverive jane shume te mira dhe do te jene ne kete trend te shkelqyer bashkepunimi. Qeveria shqiptare gjithnje ka ditur te mbaje qendrime te qarta ndaj cdo episodi qe mund te kete cenuar keto marredhenie ka deklaruar Meta.

Pavaresisht veprimeve ekstremiste te vecuara Meta tha se minoritetet ne Shqiperi do te vazhdojne te gezojne te gjitha lirite dhe te drejtat.

Njekohesisht qeveria eshte shume e angazhuar per te miratuar gjithe ate legjislacion modern qe garanton te drejtat e minoritetit grek pasi eshte kunder cdo diskriminimi ka shtuar Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›