Korce protesta e ish-policeve
Ish-efektive te Policise se Shtetit te prekur nga reforma kane protestuar ne Korce ne zyrat e sigurimeve shoqerore.
Shkak eshte bere bllokimi i pensioneve per kete kategori te prekur nga reforma ne radhet e policise pak vite me pare. Prej 15 muajsh 250 ish-punonjesit e policise nuk kane marre asnje pagese.
Nga ana e Zyrave te Sigurimeve Shoqerore behet e ditur se kjo ceshtje i takon ministrive perkatese dhe drejtorive te policise. Kjo situate ka shtuar reagimet nga te liruarit nga detyra te cilet kane hartuar edhe peticione me firma kunder Ministrise se Brendshme