E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutitë e Fierit mund të hapen vetem me ankimim

PS duhet të ankimoi tabelat e rezultateve për të detyruar KQZ të hap kutitë. PD ka bllokuar me hile hapjen e tyre

Numërimi i nëntë kutive të votimit të qarkut të Fierit rrezikon të mos kaloj përmes një procedure normale ashtu sicc kaluan edhe 6 kutitë e Fushe-Kuqes në qarkun e Lezhes. Për rrjedhoj edhe mandati i fundit në qarkun e Fierit do ti përkasë edhe për disa ditë Partisë Demokratike, e cila në bazë të rezultateve paraprake të shpallura prej KQZ-së ka fituar të drejtën për tu përfaqsuear me 7 mandate në këtë zonë. Nëpërmjet një plani të mirëllogaritur, që në momentin kur edhe u morr vendimi për ti tërhequr ato kuti në Tiranë, demokratët e përfaqsuar në KQZ kanë bllokuar të paktën nga ana procedurale ccdo mundësi që ato të numërohen prej këtij institucioni në këtë fazë që gjendet ky proces.


Dhe kjo është bërë e mundur nëpërmjet një loje me procedurat që përcakton Kodi Zgjedhor, i cili nuk i jep kompetencë KQZ-së që të nderhyjë në tabelat e rezultateve kur ato janë miratuar më parë prej KZAZ-së, por vetem ti miratoi ato. Kështu në rastin konkret, ndryshe nga ai i Lezhës, KQZ në vendimin e saj për ti marrë këto 9 kuti në Tiranë, ka detyruar nëpërmjet vendimmarrjes së saj KZAZ-të përkatëse që të marrin një vendim për tabelat e rezultateve. Të gjendur përballë presionit të penalizimeve dhe mosnjohjes sicc duhet të Kodit Zgjedhor, anëtarët e KZAZ-ve kanë rënë preh e kësaj hileje, duke miratuar tabelat e rezultateve, dhe duke mos i shënuar kutitë e panumëruara. Kjo tashmë ka vënë në vështirësi socialistët, të cilët të gjendur përballë një realiteti të tillë, nuk kanë gjetur rrugëdalje për të detyruar KQZ-në që ti numëroi këto kuti ashtu si edhe ato të Lezhës, për të cilat për hirë të së vërtetës nuk kishte një vendimmarrje nga KZAZ-ja përkatëse.


E vetmja rrugë që u mbetet socialistëve tani për të detyruar numërimin e këtyre kutive është natyrisht ankimimi, pas vendimit që pritet të marrë KQZ për miratimin e këtyre tabelave dhe shumatores së tyre. Megjithatë përfaqsuesit socialistë shprehen se do të kërkojnë që para se të miratohet lista përmbeldhëse nga ana e KQZ-së do të kërkohet zyrtarisht që të hapen kutitë e votimit për të pasqyruar në rezultat edhe votat që gjenden në to. Megjithatë fati i këtyre kutive të paktën në rast se do të respektohen afatet ligjore duhet të përcaktohet sot, kur KQZ duhet të marrë një vendim mbi tabelat e rezultateve të të gjitha KZAZ-ve të qarkut të Fierit. Megjithatë përfaqsuesit socialistë në këtë institucion nuk shprehen shumë optimist për diskutimin e tyre gjatë ditës së sotme, pasi nuk ngurojnë ta lidhin gjithë këtë debat me zhvillimet e tjera politike që po ndodhin ditët e fundit në vend për krijimin e koalicionit PD-LSI.

Sipas tyre KQZ si një vegël në duart e Berishës, po pret qëllimisht ditën e martë kurr LSI pritet të diskutoi edhe një herë vendimin e saj për të kaluar djathtas në qeverisje me demokratët. Megjithëse bëhet fjalë vetëm për një mandat ai merr një rëndësi të madhe po të kemi parasysh raportet e votave mes dy kapmeve e majtë e djathtë. Por në rast se konventa e LSI-së që pritet të mbahet të martën do të miratoi vendimin e kryetarit Ilir Meta, për të kaluar djathtas, atëher kjo do të lehtësoi ngarkesën politike të këtij procesi dhe PD mund të heq dorë nga mandati i fundit duke pranuar të hap kutitë e votimit që janë bllokuar në KQZ. Nga rezultatet e shpallura prej KQZ-së PS-së i duhen vetëm 37 vota të tjera diferencë kundrejt PD-së për të marrë mandatin e nëntë të sajin në zonën zgjehdore të Fierit.

Tabela e rezultateve e publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së


Qarku Aleanca e Ndryshimit Aleanca Socialiste për Integrim Bashkimi për Ndryshim
Berat 3 mandate, 27055 vota 1 mandat, 9259 vota 4 mandate, 44561 vota
Diber 4 mandate, 40259 vota ------ 2 mandate, 22587 vota
Durres 7 mandate, 68518 vota 1 mandat, 10643 vota 5 mandate, 52038 vota
Elbasan 7 mandate, 69078 vota ---------- 7 mandate, 73251 vota
Fier 7 mandate, 69494 vota 1 mandat, 11065 vota 8 mandate, 89361 vota
Gjirokastër 2 mandate, 20869 vota ----------- 3 mandate, 29091 vota
Korccë 6 mandate, 62737 vota ----------- 6 mandate, 63887 vota
Kukës 3 mandate, 28425 vota ----------- 1 mandat, 13692 vota
Lezhë 4 mandate, 38739 vota ---------- 3 mandate, 24695 vota
Shkodër 7 mandate, 67370 vota ----------- 4 mandate, 40922 vota
Tiranë 16 mandate, 176006 vota 1 mandat, 19804 vota 15 mandate, 172264 vota
Vlorë 5 mandate, 39714 vota --------- 7 mandate, 58194 vota
Në total 71 mandate, 708264 vota 4 mandate, 50771 vota 65 mandate, 684443 vota

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›