Meta: Rama humbi zgjedhjet
Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Meta vlerëson se ky veprim sipas tij nuk do ta tkurrë partinë e tij të majtë. Ai flet për arsyet që e shtynë për arritjen e një marrëveshjeje me kryeministin Sali Berisha dhe shpjegon se përse e mori vendimin në një kohë mjaft të shkurtër.
“Synimi kryesor ka qenë ndryshimi i qeverisjes në vend, dhe në këtë drejtim është bazuar jo vetëm fushata jonë, jo vetëm programi ynë, por njëkohësisht ky ka qenë dhe thelbi i gjithë insistimeve tona të vazhdueshme për të realizuar një bashkëpunim apo qoftë dhe një koalicion të vetëm për mos të humbur votat për shkak të sistemit edhe me Partinë Socialiste, por të gjitha këto janë refuzuar në mënyrë stoike nga kryetari aktual i Partisë Socialiste, i cili kishte një projekt të tijin dhe të grupit që qëndronte pas tij për të arritur një pushtet absolut përmes alternativës së përjashtimit. Në fakt, në thelb të gjithë kësaj alternative qëndronte përjashtimi i gjithë faktorëve të së majtës, dhe jo vetëm i LSI por dhe i faktorëve të tjerë, të cilët janë zhdukur dhe që të gjithë dalin sot dhe akuzojnë Kryetarin e këtij koalicioni dhe kësaj partie edhe se iu ka vjedhur”-tha Meta.
Kreu i LSI-së ka shtuar se lideri i Partisë Socialiste është përgjegjës për humbjen e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit dhe se ka dëmtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim në këto zgjedhje. Por duke folur për pozicionin e tij në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi kishte premtuar të merrte mbi 30 mandate para zgjedhjeve, Meta tha se do të jenë forumet e partisë që do të vendosin.
“Më vjen keq që kryetari i PS-së vazhdon të sillet në mënyrë hipokrite dhe kalon në sulme personale, ndërkohë që duhet të mbajë premtimin e tij për këtë humbje e cila është e tija personalisht. Pasi ka qenë ai që ka insistuar për Kodin, i cili i ka humbur të majtës 12 mandate. Ka qenë ai që ka përjashtuar çdo tentativë për bashkëpunimin që i është ofruar nga ne. Dhe çdo përpjekje për ta anatemuar këtë koalicion është jo vetëm arkaike, por i takon të kaluarës, është jo vetëm folklorike por edhe antikombëtare”- theksoi Ilir Meta.
Për sa i përket, qeverisë së re, Meta tha se nuk ka diskutuar me askënd për asnjë karrige. “Kam pasur vetëm një ofertë nga Edi Rama që të bëhesha Kryeministër, si kandidat i këtyre 70 deputetëve të opozitës, po i konsiderojmë 66 plus 4, me garanci se ai do të blinte disa nga deputetët e Partisë Demokratike”, tha më tej ai.