E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutitë e Shkodrës, PD: Rama urrejtje ndaj votës së lirë

Zëdhënësja e PD-së, u shpreh se me këtë qëndrim, Rama dëshmon se urren qytetarët shqiptarë dhe votën e tyre të lirë, njësoj si etërit e tij shpirtëror.

“Me këtë qëndrim e pafytyrësi politike ai dëshmon se s’do të pranojë kurrë votën e lirë të shqiptarëve dhe vullnetin e tyre. Ky pasardhës i klikës hoxhiste që vendosi në krye të Partisë Socialiste një tjetër klikë atë të neobllokmenëve, përpiqet me të gjitha mjetet e mënyrat që të shkelmojë mbi vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe të vendosë nën kontroll votën e tyre të lirë. Pasi dështoi në mënyrat e tij të kërkimit e rinumërimit të votave e të rihapjes së kutive, deklaroi se nuk njeh as rezultatin e hetuar nga prokuroria”, tha zëdhënësja, Albana Mustafaraj.

Në fund, ajo shtoi se “Partia Demokratike duke denoncuar edhe njëherë qëndrimin e bosit të SH.P.K e zotit 20%, garanton të gjithë shqiptarët se as ai e askush tjetër nuk do të mund të cenojë apo të shkelmojë mbi votën e vullnetin e tyre të lirë”.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-19 15:05
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›