E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 300 kg drogë

Operacioni nisi rreth orës 21:30 minuta të së shtunës, ku policia ngriti postblloqe pas informacioneve mbi lëvizjen e një automjeti me drogë.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, mbi urën e fshatit Dervicjan, policia i ka kërkuar drejtuesit të automjetit të ndalonte, po ky u fundit ka kundërshtuar me forcë duke u larguar prej andej.

Pas kësaj, njësitë policore janë vënë në aksion duke ndalur automjetin. Nga hetimet, u zbulua se brenda makinës kishte 285 pako me peshë një kilogramë secila dhe 3 pako me peshë 5 kilogramë secila, të mbështjella me letër natriban.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe automjetin, por nuk bëri të ditur emrin e personit të arrestuar për arsye hetimi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-19 11:22
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›