E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutite e votimit si ne 2007

Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 do te perdoren te njejtat kuti votimi si ne zgjedhjet lokale te 2007. Ky eshte nje nga vendimet qe pritet te marre sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne mbledhjen e tij te radhes. Ne projektvendim, thuhet se kutite e “vjetra” do te rivihen ne perdorim, pasi ishin te pershtatshme dhe te sigurta. Kutia e votimit dhe ajo e materialeve zgjedhore mbyllen me vula/kode te posaçme sigurie dhe kishin si element identifikues nje numer unik gjashteshifror. Vulat kishin ngjyre portokalli dhe perberja e tyre prej kavo çeliku, i beri ato shume te sigurta”, citohet projektvendimi qe do te votohet ne KQZ. Sic ben te ditur burime te brendshme Kodet e sigurise qe u perdoren per mbylljen e kutive te votimit ne zgjedhjet lokale, edhe pse jane ne magazinen e KQZ-se, nuk do te perdoren pasi sipas ketij institucioni, ato mund te perbejne rrezik per ecurine e procesit elektoral.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›