E Diel, 1 Nëntor 2026

Aplikimi për BE,Topi: Momenti i artë gjatë presidencës çeke

Kreu i shtetit komentoi sot aplikimin e Shqiperise si vend kandidat per Bashkimin Europian. Gjatë një vizite që ai kreu sot në pavijonin e të persekutuarve politikë gjatë regjimit komunist, Topi vleresoi si te arte momentin qe Presidencen e BE e mban Cekia 

TIRANE-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi e ka vlerësuar si moment të artë aplikimin e Shqipërisë për në BE gjatë presidencës çeke. Deklarata e kreut të shtetit u bë sot gjatë një vizite që ai kreu në pavijonin e të persekutuarve politikë gjatë regjimit komunist të çelur në ambientet e Muzeut Kombëtar.
I pyetur nga mediat për aplikimin e vendit tonë si vend kandidat për në bllokun evropian, Topi u sugjeroi autoriteteve shqiptare te aplikojne per statusin e kandidatit ne BE brenda presidences ceke. Sipas presidentit shqiptar ky eshte momenti me i arte qe vendi te marre statusin e vendit kandidat. Topi vlerësoi gjithashtu se anëtarësimi në NATO është garanci e Shqipërisë për aplikimin në Bashkimin Evropian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›