E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, bllokohet aplikimi me kartat e identitetit

Në qytetin e Gjirokastrës aplikimi për kartat e identitetit është bllokuar për shkak të ndërprerjes së sinjalit online. Prefekti Ksera: Problem emrat e të vdekurve që figurojnë ende të gjallë. 

GJIROKASTER- Spostimi i Zyrave të Gjëndjes Civile në ambientet e mëparshme, ka sjellë shkëputjen e sinjalit të internetit duke bërë që të ndërpritet puna në zyrat e aplikimit për leternjoftimet biometrike. Asnjë aplikim nuk është kryer duke nisur nga dita e djeshme dhe sot megjithëse mjaft banorë jane drejtuar në këto zyra dhe kanë marrë një përgjigje negative.

Prefekti Spiro Ksera ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve ndërsa në zyrat e aplikimit punonjësit nuk mund të kryejnë asnjë lloj procedure.

Një tjetër problem i verejtur në procesin e aplikimit janë edhe emrat e personave që nuk jetojnë më, të cilët figurojnë në lista. Ksera përgjigjet se ky është problem kombëtar për aq kohë sa nuk ka një ligj rregullues dhe cështjet duhet të kalojnë më parë në gjykata me kërkesën e vetë qytetarëve.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›