E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutite hapen e mbyllen sipas oreksit te grabitesve

TIRAN - Komisioni Qendror i Vjedhjeve sic po e shohim te gjithe vazhdon ne ilegalitet te plote pra ne shkelje te plote te ligjit projektin e Saliut per ta grabitur medoemos fitoren tone ne Tirane. Ky eshte qendrimi i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama pas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te hapur 26 kuti te tjera dhe per te rivleresuar fletet e hedhura gabimisht per kryetarin e Bashkise se Tirane.

Ne nje bashkebisedim me mediat kryesocialisti vleresoi dje se permes publikimit te fakteve prej tyre te mbeshtetura mbi tabelat qe kane dale prej tavolines se vjedhjes flasin mbi permasen dritheruese te kanibalizmit elektoral te frymezuar te orkestruar te diktuar nga Saliu. Nderkohe Saliu thote pse nuk i kemi ankimuar ne keto fakte dhe shifra por e verteta eshte se ankesa per cka ka ndodhur e vazhdon te ndodhe ne Komisionin Qendror te Vjedhjeve ka marre nje permase nderkombetare - replikoi Rama ndaj deklaratave te kreut te mazhorances.

Kreu i Partise Socialiste eshte ndalur dhe ne kallezimet penale qe jane dorezuar nga selia roze per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mbi rezultatin e Bashkise se Tiranes. Duke i konsideruar provat e dorezuar prej tyre si prova te nje krimi qe nuk eshte thjesht administrativ por mirefilli penal Rama deklaroi se pret qe prokuroria te veproje per ta zbardhur me themel te gjithe cka ka ndodhur duke deformuar ne menyre spektakolare vullnetin e qytetareve me qellimin e vetem te permbysjes se fitores ne tavoline dhe te grabitjes se mandatit te Tiranes.

Nderkohe vijoi ai Presidenti i Republikes trojka e ambasadoreve departamenti i shtetit Bashkimi Europian njezeri bashke me PS-ne kerkojne qe drejtesia te jape drejtesi qe Kolegji Zgjedhor te gjykoje me ndershmeri dhe integritet profesional mbi nje ceshtje te qarte si drita e diellit. Kjo kerkese lidhet drejtperdrejte me ceshtjen por ka te beje me shume me teper se kaq me fatet e demokracise dhe me ecurine e puneve ne kete vend qe eshte teresisht e kompromentuar ne rast se drejtesia nuk ben drejtesi - theksoi lideri i opozites.

Nga ana tjeter Rama theksoi se vendi ndodhet tashme ne nje proces qe lidhet drejtperdrejte me rrugen ligjore dhe me kerkimin e natyrshem ne kete rruge jo te te vertetes qe tashme dihet nga te gjithe por te afirmimit te kesaj te vertete permes nje gjykimi te drejte te pavarur dhe te ndershem. Per procesin er po ndiqet nga institucioni i administrimit te zgjedhjeve per hapjen e kutive kreu i socialisteve hodhi dyshime mbi integritetin e tyre.

Ne Komisionin Qendror te Vjedhjeve vazhdon veprimtaria ilegale per te permbysur rezultatin ne tavoline duke vazhduar hapja e kutive te zgjedhjeve te 8 majit kuti te cilat ndryshe nga cdo here tjeter kane dale nga regjimi i zakonshem jane mbledhur pa nje vendim si zakonisht jane magazinuar pa asnje monitorim jane hequr nga survejimi me video qe ka qene nje praktike e konsoliduar deri ne zgjedhjet e shkuara hapen e mbyllen sipas oreksit te grabitesve dhe nuk kane asnje lloj legjitimiteti per te nxjerre qe aty cfare do sendi qe do te mund te permbyste legjitimisht nje rezultat qe shqiptaret e pane me syte e tyre - shprehu shqetesimin lideri i Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›