“Kutite, t’i drejtohesh Kushtetueses, zvarritje”
Ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese per kutite me fletet e votimit mund te jete nje zvarritje e procesit. Ky eshte mendimi qe jep nje prej deputeteve dhe juristeve te Partise Socialiste Vasilika Hysi, ne lidhje me debatin per fletet e votimit. Hysi shprehet se duhet te jene Presidenti apo Kryetarja e Kuvendit, personat qe mund te dergojne ankimimin ne Komisionin e Venecias. Ajo thekson se me ane te Gjykates Kushtetuese nuk kapen afatet per shqyrtimin e ceshtjes. “Ne Gjykaten Kushtetuese mund te drejtohesh kur ka nje problem kushtetues. Pra, ne rast se ngrihet komisioni hetimor parlamentar dhe objekti i propozuar pretendohet qe eshte antikushtetues, njera nga palet mund ta coje ne Gjykate Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese diskuton lidhur me kushtetutshmerine e objektit. Mos harroni qe Gjykata Kushtetuese ka dhene vendime lidhur me objektin e komisionit hetimor parlamentar, me te drejten e pakices, etj dhe t’i drejtohet gjykates Kushtetuese eshte nje zvarritje”, u shpreh dje ne nje prononcim televiziv deputetja e Partise Socialiste Vasilika Hysi. Deputetja e PS-se shprehet se prehet se duke qene se me Gjykaten Kushtetuese nuk kapet asnje afat, mbetet qe ne Komisionin e Venecias te ankimohet per ligjshmerine ose jo te hapjes se kutive me fletet e votimit Presidenti, Kryetarja e Kuvendit por edhe Sekretariati i Keshillit te Evropes. “Kryetarja e Kuvendit, Presidenti i Republikes dhe sekretari i Keshillit te Evropes mund t’i drejtohen komisionit te Venecias ne rast se do kete nje kerkese nga komisioni hetimor parlamentar” tha Hysi. Nga ana tjeter Hysi shprehet se keto dite pritet te mblidhet dhe grupi parlamentar i PS-se i cili do te marre vendimin per negociatat dhe vazhdimin e betejes politike. Ndersa shton se ne fillim te ketij muaji pritet te arrihet nje marreveshje. “Keto jane vendime qe i merr grupi dhe jo une si individ apo kryetari, por une do te uroja dhe shpresoja qe ne fillim te ketij sesioni parlamentar te mos te fillojme me habere te keqija, por te fillojme me optimizem” tha Hysi.