E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do mbajme premtimin, cdo i ri me kompjuter ne shtypi”

Bashke me infrastrukturen dhe me turizmin ne vend nje tjeter prioritet i buxhetit te ardhshem te qeverise eshte dhe dixhitalizimi dhe perhapjen e teknologjise ne vend. Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se do te krijohet nje fond i vecante per dixhitalizimin e administrates shteterore, por edhe gjithe vendit. “Kete vit do te krijojme fondin e Shqiperise dixhitale, me te cilin ne do te mbeshtesim fuqishem perhapjen teknologjise digjitale ne vend. Une kam nje premtim qe nuk e harroj. Cdo i ri shqiptar do te kete kompjuter ne shtepi. Qe tani fillon fondi i “Shqiperise dixhitale” dhe te rinjve shqiptare iu krijohet mundesia e plote per te patur kompjuter ne shtepi”, u shpreh Berisha.
Ai ka theksuar se Shqiperia dixhitale, eshte nje shtylle tjeter themelore, ne te cilen do te adresohet buxheti i shtetit. Berisha ka vleresuar se buxheti i shtetit nuk mund te lere jashte vemendjes prirjet e reja te zhvillimeve duke krijuar mundesine per modernizimin e sherbimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›