Automjetet elektrike gati për të hyrë në treg
E ardhshme e mjeteve motorike që do të pushtojë rrugët në të gjithë botën janë automjetet elektrike. Një Industri gjermane këtë gjë e ka të qartë dhe prodhuesit e kësajë kompanie në këtë vendi janë vënë që tani në lëvizje për të pushtuar sa më shpejt tregun kur të nisë edhe përhapja në masë e tyre.
Matias Visman që eshte dhe kreu i shoqatës së konstruktorëve gjermanë të automjeteve, pranon se prodhuesit gjermanë synojnë që deri në 2020 të hedhin fillimisht në tregun europian mbi 1 milion automjete që funksionojnë me energji elektrike.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, Visman thotë se shtëpitë gjermane të automobilizmit po përgatiten që brenda 2014-ës të kenë gati ofensivën e madhe në këtë sektor, hedhjen në treg të 16 modeleve të para të automjeteve elektrike me qëllim nxitjen e kërkesës.(t.m/Balkanweb)