Libi, Gadafi vazhdon sulmet ndaj rebelëve

Forcat besnike ndaj liderit libian, Muamar Gadafit, kanë vazhduar sulmet ajrore mbi portin e naftës që është nën kontrollin e rebelëve, Ras Lanuf.
Aeroplanët luftarakë kanë lëshuar raketa afër pozicioneve të rebelëve në shkretëtirë, në lindje të Ras Lanuf, kanë thënë dëshmitarët për agjencitë e lajmeve. Nuk ka pasur raporte për viktima.
Ndërkohë rebelët luftojnë për përmbysjen e Gadafit, i cili është në pushtet që 41 vjet.
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s po i konsiderojnë opsionet ushtarake kundër Libisë, teksa ajo ushtron dhunë ndaj civilëve.Obama tha se Moamar Gadafi dhe rrethi i tij do mbajnë përgjegjësi për dhunën ndaj civilëve.
Shtëpia e Bardhë tha se të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë armatimi i kryengritësve, megjithëse Departamenti i Shtetit tha se një hap i tillë do të ishte ilegal përderisa nuk modifikohej apo hiqej embargoja e armëve e OKB-së.