E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajt protestuesit bastisin Parlamentin


Disa dhjetra protestues kuvajtianë bastisën selinë e Parlamentit të vendit vonë gjatë së mërkurës, ndërkohë që disa qindra të tjerë demonstruan jashtë tij.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ata kërkuan që kryeministri Nasser al Mohammad al Sabah të japë dorëheqjen.

Disa qindra persona, mes të cilëve deputetë të opozitës, kanë zhvilluar protesta javore jashtë parlamentit, pas zërave për korrupsion qeveritar.

Raportime të ndryshme thonë se njësitë e policisë anti-protesta ushtruan dhunë ndaj protestuesve, duke përdorur shkopinj gome.

Ndërsa agjencia e lajmeve “AFP” njofton se disa nga demonstruesit janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në një nga spitalet e kryeqytetit kuvajtian.

“Tani ne kemi hyrë në shtëpinë e popullit”, deklaroi Mussallam al Barrak, që ishte mes atyre që drejtuan protestën ndaj Sheikh Nasser, një nip i emirit.

Protestuesit arritën të hapnin dyert e ndërtesës së Parlamentit dhe pasi hynë në dhomën kryesore të tij, kënduan himnin e vendit dhe u larguan pak momente më vonë.

Një dëshmitar, njëkohësisht edhe protestues, tha për BBC se rojet e institucionit nuk ndërhynë kur turma depërtoi brenda ndërtesës.

Aksioni ndaj selisë së Parlamentit u ndërmor pasi turma nuk arriti të zhvillonte një tubim para shtëpisë së kryeministrit, pasi u bllokua nga policia.

“Shumë njerëz arritën të futeshin brenda. Nuk pati përballje me gardën kombëtare, e cila ruan ndërtesën”, deklaroi dëshmitari për BBC.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ruci: Mazhoranca të ndalë aktet banditeske
"Ju paralajmërojmë, përndryshe klima politike përkeqësohet"
Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë
Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar
Bulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›