Brazil popullsia e bardhe humbet shumicen

Për herë të parë, popullsia me ngjyrë ka arritur të përbëjë shumicën e popullsisë së Brazilit. Kështu thonë rezultatet paraprake të procesit të censusit, të kryer në vitin 2010.
Nga 191 milionë brazilianë, 91 milionë u identifikuan si të bardhë, 82 milion si racë e përzierë dhe 15 milionë të tjerë si zezakë.
Sipas të dhënave, popullsia e bardhë ka pësuar një rënie nga 53.7 për qind që ishte në vitin 2000 në 47.7 për qind vitin e kaluar.
Procesi i censusit që zhvillohet një herë në dekadë tregoi rritjen e treguesve socialë, shenjë kjo e rritjes ekonomike, por nga ana tjetër edhe vazhdimin e pabarazisë. Censusi u drejtua nga Instituti Brazilian i Gjeografisë dhe Statistikave.
“Është hera e parë që një census demografik ka treguar se popullsia e bardhë është nën 50 për qind”, ka deklaruar instituti.
Numri i personave që u identifikuan si zezakë u rrit nga 6.2 në 7.6 për qind, ndërsa ai i personave me racë të përzierë nga 38.5 në 43.1 për qind.
Ndërsa përsa u përket minoriteteve, 2 milionë brazilianë u identifikuan si aziatikë dhe 817 mijë të tjerë si popullsi indigjene.
Shumica e të dhënave të procesit tregojnë progresin e Brazilit gjatë një dekade me rritje konkrete ekonomike dhe me politika qeveritare që synonin reduktimin e varfërisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ruci: Mazhoranca të ndalë aktet banditeske
"Ju paralajmërojmë, përndryshe klima politike përkeqësohet"
Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë
Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar
Bulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti