E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakaj 10 dite jashte per demtimin ne gju


Dëmtimi në dukje i rëndë i Elis Bakajt në miqësoren me Maqedoninë alarmoi jo vetëm Kombëtaren kuqezi, por edhe drejtuesit e klubit të Dinamos së Bukureshtit, ku futbollisti militon që prej janarit të këtij viti.

Por ky alarm ka zgjatur vetëm 24 orë, pasi dje është qetësuar gjithçka: bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë në gju, i cili do të mbajë futbollistin 24-vjeçar vetëm 10 ditë larg fushës.

Ndeshja miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në Prilep dhe e mbyllur me barazim 0-0, u karakterizua nga një lojë e ashpër, e shoqëruar me ndërhyrje të rënda. Një prej tyre rezultoi fatale për mesfushorin shqiptar të Dinamos së Bukureshtit. Bakaj e nisi takimin si titullar, por mundi të qëndronte në fushë vetëm për 34 minuta.

Në këtë moment, pas një ndërhyrjeje të ashpër në dëm të tij, mesfushori kuqezi përfundoi në tokë dhe dhe gjurin e tij të ra një nga futbollistët kundërshtar, duke e dëmtuar atë. Ish-lojtari i Partizanit dhe Dinamos në kampionatin shqiptar la fushën e lojës duke çaluar, gjë që la përshtypjen se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit. për një dëmtim të tillë nevojiten 5-6 muaj për rikuperim. Prandaj në mediat rumune gjatë ditësh së djeshme u fol për një mungesë të gjatë të shqiptarit në radhët e Dinamos së Bukureshtit, madje u përfol edhe për një përfundim para kohe të sezonit. Por ka qenë rezonanca manjetike që ka qetësuar shpirtrat si në klubin rumun ashtu edhe në Kombëtaren shqiptare. Sikurse është mësuar nga burime të besueshme pranë vetë futbollistit, kontrolli i specializuar ka verifikuar një dëmtim të lehtë, i cili do të duhet ta mbajë lojtarin për jo më shumë se 10 ditë jashtë fushës së blertë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ruci: Mazhoranca të ndalë aktet banditeske
"Ju paralajmërojmë, përndryshe klima politike përkeqësohet"
Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë
Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar
Bulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›