Kuvend Berisha 8 maji fundi i 20-shave te korrupsionit

Mazhoranca voton pa pranine e opozites pezullimin e votimit te dekreteve te Presidentit per anetaret e Kushtetuese
Shefi i ekzekutivit Sali Berisha paralajmeroi sot 8 maji i vitit te ardhshem do shembe murin e korrupsionit 20-sh te Bashkise se Tiranes. Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Berisha tha se zhvillimi i zgjedhjeve lokale ne 8 maj te vitit 2011 do te jete edhe fundi i korrupsionit qe nis me 20 perqindshat e kryebashkiakut Edi Rama. Gjithashtu duke iu referuar edhe njehere liberalizimit te vizave Kryeministri Berisha theksoi se kjo arritje u be pasi qeveria shembi murin e krimit dh korrupsionit. Kryeministri Berisha duke rikujtuar edhe njehere punen e bere nga qeveria dhe luften pa kompromis ndaj krimit duke permendur ketu goditjen e bandave kriminale si Banda e Lushnjes dhe banda e Lul Berishes.
Ne Shqiperi ka ekzistuar me vite me radhe muri gjigant i krimit te organizuar- theksoi Berisha gjate fjales se tij ne Parlament. Pa luften e krimit te organizuar Shqiperia dhe shqiptaret kurre nuk do te merrnin liberalizimin e vizave. Levizja e lire ka nje kusht nuk duhet te cenohet siguria e atyre qe vendosen per liberalizimin deklaroi kreu i qeverise Berisha.
Mazhoranca voton pa pranine e opozites pezullimin e votimit te dekreteve te Presidentit per anetaret e Kushtetuese
Mazhoranca ka votuar pa pranine e opozites pezullimin e votimit te dekreteve te presidentit Topi per anetaret e Gjykates Kushtetuese. Pas debateve te ashpra ne sallen e Kuvendit mazhoranca ka votuar me 73 vota pro pezullimit te dekreteve te Presidentit Topi per anetaret e Gjykates Kushtetuese deri ne nje vendim te Gjykates Kushtetuese nderkohe qe opozita eshte larguar nga salla ne momentin e votimit. Sipas opozites nderprerja e procesit te dekretit te Topit per anetaret e Gjykates Kushtetuese eshte anti-kushtetuese dhe se mazhoranca me pezullimin e votimit te dekreteve te Topit eshte duke e goditur ate. Nderkohe Partia Demokratike ka depozituar dite me pare ne Gjykaten Kushtetuese dy kerkesa ne lidhje me dekretet e presidentit Topi per anetaret e kesaj gjykate. Dy kerkesat e mazhorances i kerkojne Gjykates Kushtetuese interpretimin ligjor te anetareve te kesaj gjykate si dhe per percaktimin e kritereve te ketyre anetareve.
Nismetari i kesaj nisme ishte deputeti i Partise Demokratike Viktor Gumi por qe me pas te dyja kerkesat jane firmosur edhe nga deputete te tjere te djathte.