E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet permbytje ne Shkoder dhe Lezhe- Shtabi i Emergjencave dislokohet ne zonat problematike

11-11-2010 / Gazeta 55

Reshjet intensive te shiut gjate 3 diteve me radhe kane krijuar nje situate problematike ne zonen veriperendimore. Bazuar ne informacionet e grumbulluara ne Qendren Kombetare Operacionale te Emergjencave Civile mbi situaten e krijuar ne vend nga reshjet e diteve te fundit rezulton se per shkak te prurjeve te shumta ujore te lumenjve dhe perrenjve ka patur permbytje te tokave bujqesore ne disa rrethe prezence uji ne shtepi banimi dhe demtime ne infrastrukture. Me kritike situata duket ne qarkun e Shkodres dhe Lezhes. Ne komunen Kastrat Malesi e Madhe ka prezence uji ne 80 banesa jane evakuuar 10 familje. Ne komunen Qender Koplik per shkak te daljes nga shtrati te Perroit te Thate ka prezence uji ne 40 banesa te fshatit Kamice jane evakuuar 24 familje. Prezence uji ka ne fshatin Kuc komuna Gur i Zi si dhe ne lagjen Ajasem te Bashkise Shkoder. Ne fshatin Obot komuna Ana e Malit kalueshmeria behet me mjete te larta si pasoje e prezences se ujit. Ne Lezhe rezulton te jete e permbytur 400 ha siperfaqe toke bujqesore. Ne Fushe Kruje ka prezence uji ne rreth 250 banesa. Po keshtu ka prezence uji ne rreth 1000 ha toke bujqesore. Situata problematike paraqitet dhe ne disa rrethe te tjera te vendit. Shirat e dendura qe kane rene gjate nates dhe mengjesit te sotem kane cuar ne perkeqesimin e situates.


Masat Shtabi i Emergjencave Civile mblidhet ne oret e para te mengjesit Shtabi i Emergjencave Civile i mbledhur ne oret e para te mengjesit te sotem ka shperndare ne terren specialistet e bordit te kullimit ndersa ne Shkoder qe prej dites se djeshme jane te pranishme edhe forcat speciale xheniere te ushtrise te cilat ne koordinim me strukturat vendore po nderhyjne ne normalizimin e situates. Siperfaqe te medha toke dhe dhjetera shtepi jane permbytur ne disa komuna te Shkodres si pasoje e shkarkimeve te hidrocentralit te Vaut te Dejes. Per te perballuar situaten e krijuar ne keto qarqe dhe ne qarqe te tjera te vendit ku mund te paraqiten probleme jane marre te gjitha masat e nevojshme nga shtabet lokale e rajonale te emergjencave civile ne koordinim me Drejtorine e Pergjithshme te Emergjencave Civile. Ne terren per tu ardhur ne ndihme banoreve jane angazhuar efektiva te policise se rendit Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe efektiva te Forcave te Armatosura. Jane shperndare rreth 25 mije thase rere per tu vendosur ne argjinatura me qellim mbrojtjen e tyre. Nderkohe rrezikohen nga permbytja edhe 100 banesa ne Kamice kurse ne Vukpalaj jane evakuuar banoret e 40 banesave kurse 100 banesa jane rrethuar aktualisht nga uji.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›