E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend/ Bregu Opozita votoi kunder fatit te shqiptareve

Një ditë përpara se të zhvillojë takimin në Bruksel lidhur me progres raportin, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu reagoi pas vendimit të socialistëve lidhur me mos dhënien e votës për ligjet që kërkojnë 3/5 duke deklaruar se "opozita votoi sot kundër fatit të shqiptarëve".

Në seancën e e sotme plenare, Bregu u shpreh se "sa herë në këto 2 vjet, kam patur takime me përfaqësues të Komisionit Europian apo me përfaqësues të vendeve anëtare, kam qenë më shumë se asnjëherë tjetër, në situatën më pak të rehatshme të mundshme dhe kjo për arsyen e vetme, sepse më është dashur të shpjegoj absurdin tuaj të pashpjegueshëm".

Më tej ministrja tha se “"nuk është hata fakti që Shqipëria po humbet për herë të dytë shancin për të marrë statusin e vendit kandidat, sepse historia jonë e integrimit dhe e vendeve të tjera është e mbushur me komplekse dhe probleme të tilla, por që ju dhe sot po demostroni që votoni kundër fatit të shqiptarëve, votoni një projekt tërësisht tuajin, i cili mesa duket, është i vetmi projekt i kursit të ri antikombëtar dhe antishqiptar".
Ajo vuri në dukje se 2 pikat që u vendosën si prioritete para nesh vitin e kaluar, nuk ishin detyrime që duhet t’i plotësonim patjetër, sepse na i caktoi Brukseli si të tilla, por ishin pjesë e punës dhe funksionit të secilit prej nesh, një detyrë po aq sa e rëndësishme për çdo deputet të mazhoracës, ashtu edhe të opozitës .

"Ju vini në parlament dhe keni për detyrë të votoni ose të mos votoni ligjet, të votoni pro apo të votoni kundër, por asnjëherë me mendimin dhe projektin që të mos konsideroni asgjë", përfundoi, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›