E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dihet botërisht që problemi është opozita

Kryeministri Berisha, edhe pse ndodhet në Nju Jork për tjetër gjë, ka akuzuar opozitën shqiptare që po bllokon votimin e ligjit. Sipas Berishës, tashmë dihet botërisht që opozita është kthyer në një problem në Shqipëri.

“Shqipëria ka një problem, tani që është bërë botërisht e njohur, që qëndron në faktin se opozita nuk do të votojë, por do ta përdorë dhe e ka përdorur pushtetin e vet për të bllokuar. Tani opozita ka shpallur se do të angazhohet në reforma zgjedhore, gjë të cilën ne e mirëpresim, por ka shpallur se nuk do të votojë ligjet me 3/5 dhe ka vendosur një seri kushtesh e ultimatumesh, për të cilat, natyrisht, mendoj se janë qëndrime që kanë qëllim të justifikojnë qëndrimin e saj të mëtejshëm bllokues”, ka deklaruar Berisha nga Nju Jorku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›