Berisha: Jemi pro pavarësisë së Palestinës, por me dialog
Kryeministri, Berisha Shqipëria ashtu si të gjitha vendet e tjera të botës janë në favor të shtetit të pavarur palestinez, por kjo kërkon një proces të vështirë dhe dialog intensiv dhe të suksesshëm. Berisha e konsideroi këtë si çështjen themelorë të Asamblesë së Përgjithshsme të OKB-së.
Ne mendojmë se shteti i pavarur palestinez është e drejtë e patjetërsueshme, por siç theksoi pardje ne fjalën e tij, presidenti Obama, kjo nuk mund të realizohet nëpërmjet qarqeve të shkurtra- tha Berisha.
Në këtë koncept, bazohet edhe qëndrimi i Shqipërisë, tha kreu i qeverisë.