E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Idrizi: Dënoj aktet antishqiptare greke

TIRANE- Edhe nga salla e Kuvendit, deputeti i PDU-së, Shpëtim Idrizi që mbron cështjen came, ka dënaur aktet e fundit antishqiptare nga grekët sic janë thirrjet raciste në paradë, apo parrullat e shoqatës “Vorio Epir”. Për thirrjet raciste Idrizi u shpreh “Akte si ato të paradës shërbejnë për të shprehur turpin e veshur me rroba ushtarake”.

Sipas Idrizit sot mbushet fiks një javë që kur Kuvendi miratoi marrëveshjen për varrezat greke, dhe nëse do të kishte pasur më shumë vota kundër ajo nuk do të ishte miratuar.“Ka kaluar një javë nga miratimi i marrëveshjes me Greqinë për varrezat greke. E vërteta është se do të doja të kishte edhe kolegë të tjerë si ne që të ishin kundër kësaj marrëveshjeje” – u shpreh ai.

Ndërsa vuri edhe njëherë në vëmendje cështjen e të drejtave të mohuara came, Idrizi i kërkoi parlamentit të ketë reciproritet ndaj fqinjëve për të shlyer sadopak borxhin shekullor që i kanë Shqipërisë.
“Për herë të parë në 20 vjet shteti fqinj kërkoi ndjesë, ne e vlerësojmë këtë ndjesë, por e keqja që pamë brenda një javë i ka rrënjët tek marrëdhëniet tona të shkuara, ne do të donim reciproritet ndaj fqinjëve për të shlyer sadopak borxhin shekullor që i kanë Shqipërisë”, - duke iu referuar kështu cështjes came.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›