E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell: Ndryshimet në qeverinë e Kosovës, pozitive

PRISHTINë- Ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell, i ka vlerësuar pozitivisht ndryshimet e fundit në qeverinë e Kosovës. “është vendosur një ekip i mirë dhe do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, tha ambasadori Dell, gjatë vizitës që e bëri sot në Ranillug dhe në Novobërdë.

Me këtë rast ai është shprehur i kënaqur me të arriturat në procesin e decentralizimit në këto dy komuna të Kosovës.

Dje kryeministri Thaci konfirmoi ndryshimet në qeveri. Konkretisht Partia Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion qeveritar njoftoi shkarkimin e tre ministrave të saj në Qeverinë e Thaçit.

Thaçi dje në një konferencë për media, prezantoi emrat e ministrave të rinj. “Ministrat e rinj do të jenë: Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike; Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme; Bujar Bukoshi, ministër i Shëndetësisë; Haki Demolli, ministër i Drejtësisë; Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë; Lutfi Haziri, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; dhe Besim Beqaj, ministër i Integrimeve Evropiane”.

Vendimi pason një marrëveshje mes dy partnerëve të koalicionit qeverisës për riformatimin e qeverisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›