E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi , Shalsi: Berisha nuk ka idenë e projektit

TIRANE- Deputeti socialist Eduard Shalsi ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë në lidhje me projektin e Bashkisë për Sheshin Skënderbej duke theksuar se kryeministri nuk ka dijeni që për rikonstruksionin e sheshit qëndror ekziston një projekt i detajuar e një studim për transportin në qendër të kryeqytetit.

“Sot Berisha ishte në lartësinë e festes së vet, e nderoi 1 Prillin si një i paaftë e i papërgjegjshëm i madh. Kurrë më parë nuk kam parë një njeri të marrë përsipër të flasë e të bëjë gafa të paimagjinueshme. Mjerë ne për këtë kryeminister që kemi. Ai nuk e ka idenë që ekziston një projekt e që është bërë një studim për transportin” u shpreh Shalsi ndërsa ftoi mediat të investigojnë e të zbulojnë . sic tha ai , së të pavërteta ishin deklaratat e kryeministrit Berisha në kuvend.

Kryeministri konsideroi të padobishëm projektin e bashkisë për sheshin Skënderbej ndërsa tha se ai nuk duhet të shndërrohet në një hapsirë vetëm për këmbësorë por të rikthehet në një treg.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›