E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Konferenca e Kryetarëve miraton kalenderin pa opozitën

TIRANE- Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare diskutoi dhe miratoi sot në unanimitet kalendarin tre-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën (7-24 shkurt).

Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendit, nën drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve me pjesëmarrjen e kryetarit të Grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, kryetarit te Grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka, nënkryetarit të Kuvendit, Adrian Turku, si dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare, ai komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili, i komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi, kryetari i komisionit të Politikës së Jashtme, Fatos Beja, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, si dhe kryetari i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Jemin Gjana.
Në këtë mbledhje nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e opozitës. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin 3-javor të punimeve parlamentare.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›