E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Videoja e Metës shkaktare e 21 Janarit

TIRANE-Partia Socialiste vlerëson se videoja e përgjimit Meta-Prifti është shkaktare për 21 Janarin.

Zedhenesja e PS, Megi Ajterysa, në një konferencë për shtyp kërkoi largimin nga skena politike të ish zëvendëskryeministrit dhe ish ministrit të Ekonomisë Ilir Meta.
“Është e trishtueshme që Meta mashtroi 80 mijë shqiptarë se do të rrëzonte Sali Berishën, por e mbështeti që të formonte qeverinë”, u shpreh Ajtyresa.
Sipas saj, karriera politike e Metës, ka mbaruar, sepse mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vrasjet e katër shtetasve shqiptarë.
“Ai duhet të gjëjë kurajon të zhduket nga jeta politike dhe të dorëzohet përpara drejtësisë”, kërkoi Ajtyresa në deklaratë shtypi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›