PD: Pas Delijorgjit Rama dhe mafia që e rrethon
TIRANE Partia Demokratike reagon ndaj lirimit të 3 të akuzuarve të tragjedisë së 15 marsit 2008, duke akuzuar si përgjegjës grupe të caktuara të lidhura me kryetarin e PS-së.
“Dalja nga burgu e Delijorgjit, e shokëve të tij është degradimi i qëllimshëm i sabotuesve të procesit, grupeve te caktuara të lidhura me z.Rama”- deklaroi deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një prononcim për shtyp mesditën e sotme.
Reagimi erdhi pak pasi gjykata e Tiranës liroi nga qelia dhe la në “arrest shtëpie” Mihal Delijorgjin, ish administratorin e fabrikës Alba Demil, Ylli Pinarin, ish-kreun e MEICO-s, Sokol Ngjecin.
“Është lëndimi i viktimave, është vrasje për së dyti, të qytetarëve të Gërdecit- tha Alibeja.
“Ne, si Parti Demokratike denoncojmë këtë akt, që vjen nga sabotuesit e procesit, nga nderhyrja e mafias që kanë bërë lojën. Druaj se pas tij qëndron miku i Delijorgjit, Rama dhe mafia që e rrethon”- mbylli deklaraten deputeti demokrat.
(s.g/balkanWeb)