Kuvend, Lefteri Lleshi zgjidhet kryetare e KQZ
TIRANE- Lefteri Lleshi eshte zgjedhur kryetarja e re e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Me votim te fshehte me elektronike, Kuvendi ka miratuar me 73 vota pro, kryetaren e re te KQZ-se.
Ne gare me te ishte Marsida Xhaferllari.
Para votimit per kreun e KQZ, Kuvendi miratoi edhe anetaret e komisionit, sipas propozimit te partive politike. Keshtu Hysen Osmanaj mori 119 vota pro; Vera Shtjefni: 119 pro, 10 kundër, 3 abstenime; Albana Shtylla: 127 pro, 3 kunder, 2 abstenim; Denar Biba: 129 pro dhe 2 kunder; Ilirjan Muho: 98 pro 20 kundër, 14 abstenim; Jano Jani: 127 pro, 4 kunder dhe 1 abstenim.