Kuvend, Mediu: Kemi kufizuar kadegorinë e importit të plehrave
Ministri i Mjedisi Fatmir Mediu u shpreh se ligji kufizon importin e plehrave por ai shtoi se do të ishte mirë që për ligjin të ishte kërkuar mendimi i Brukselit nëse ligjit plotëson standardet e kërkuara.
Të lëmë me një anë demogagjinë. Nga 334 mbetje ne e reduktuam në 55 importin e mbetjeve. Nëse duhet diskutuar le të diskutojmë për uljen e listës që lejohet të importohet, tha Mediu.
Nga ana tjetër nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Eduard Shalsi u shpreh se Shqipëria nuk mund të monitorojë importin e plehrave dhe miratimi i ligjit mund të krijojë një situatë të rrezikshme.
Shqipëria nuk ka inventarizuar popullsinë dhe jo më të inventarizoi plehrat që vijnë nga jashtë. Si mund të lejosh importin kur nuk po menaxhon dot plehrat brenda vendit. Historia do ta dënoi kokëfortësinë për miratimin e ligjit antishqiptar, tha ai. Shalsi iu drejtua Berishës duke thënë se nuk duhet të ofendojë qytetarët me etiketime si aleanca e plehut.
Klosi: Të harrojmë ndarjet politike, të dëgjohet zëri i opinionit publik
Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos miratojë ligjin e plehrave. Klosi u shpreh se duhet të dëgjohet zëri i opinionin publik që është kundër miratimit të ligjit.
Opinioni publik kërkon që deputetët një herë të vetme të harrojnë ndarjet politike. Ky ligj është për importimin e plehrave dhe mos i gjeni emër tjetër po kërkon që Shqipëria të bëhet depo e plehrave. Ligji nuk flet qartë për menaxhimin e plehrave por hap dritare për importimin e plehrave, tha deputeti i PS-së.
Neni 49 i hap rrugë importimit të plehrave tha Klosi ndërsa neni 22 parashikon që Këshilli i Ministrave nuk e ndalon dot importimin e plehrave.
Bëni referendum pse keni frikë nga qytetarët. Ky është moment i rëndësishëm, çfarë doni të thoni që ne nuk pyesim, nënvizoi Klosi.
“Mos e votoni këtë ligj në emër të fënijëve. Ai vlen të mos e votojmë edhe nëse nuk bëhemi deputetë”, vazhdoi ai.
* * *
Mazhoranca pritet të miratojë përsëri ligjin Për menaxhimin e integruar të mbetjeve edhe pse Presidenti i Republikës e ktheu atë për përmirësim.
Kreu i PD-së Sali Berisha tha kjo gjë ishte e drejtë kushtetuese e Presidentit por e cilësoi kthimin si vendim politik dhe se të tillë përgjigje do ti kthejë edhe mazhoranca.
Por çfarë do të ndodhë nëse ligji kalon sot në Kuvend? Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të kthejë atë përsëri. E vetmja mundësi është Gjykata Kushtetuese.
Në argumentin e Topi për kthimin e ligjit thuhet se neni 49 (i projektligjit) kufizon mundësinë e arritjes së objektivit Kushtetues për një mjedis të shëndetshëm.
OSBE u shpreh e gatshëm për të ofruar asistencë me anë të specialistëve të saj por duket se mazhoranca nuk do të pres por kërkon që ligji të hyjë në fuqi sa më shpejt.
Ndërsa opozita nuk dihet nëse do të ketë shumë në dorë për të parandaluar miratimin e këtij projektligji.
Sot, gjithashtu para Kuvendit organizohet një protestë për të shprehur qëndrimin kundër miratimit të projekligjit që i hap rrugën importit të plehrave.

