Sindikatat stop licencave koncensionare

Kol Nikolla Ne mbledhjen e trete e Keshillit Kombetar te Punes per vitin 2011 jane regjistruar perplasje dhe akuza te ndersjellat midis drejtueseve te sindikatave dhe perfaqesueseve te ministrise se Ekonomise dhe Ministrise se Punes. eshtja e dyte e diskutimit dhe pikerisht ajo e ndikimit te koncesioneve eshte kthyer ne nje molle sherri. Kreu I Konfederates se Sindikatave te Shqiperise Kol Nikolla ka rikthyer ne vemendje shperthimin e ndodhur ne minieren e Bulqizes dhe ka deklaruar se fajtore per kete eshte ministria e Ekonomise ndersa zevendesministri i ketij institucioni i ka konsideruar ato si shpifje. Edhe ministri i Punes Spiro Ksera eshte perfshire ne kete debat nderkohe Nikolla ka akuzuar drejtperdrejt ministrine se eshte mbushur me licenca koncensionare. Mbledhja e keshillit Kombetar te Punes ka nisur me shqyrtimin e Kontrates se re qe CEZ do te nenshkruaje me konsumatoret. Perfaqesuesja e ERE Entela ipi prezantoi risite e kesaj kontrate ku parashikohet qe konsumatorit ti jepet nje pergjigje per faturimin tej normave brenda 10 ditesh nga kryerja e ankimimit. Nderkohe perfaqesuesja e ERE beri prezent faktin se brenda muajit nentor do te shqyrtohet kerkesa e kompanive dhe propozimet e tyre per rritjen e cmimit te energjise. KY fakt solli reagimin e grupeve te interesit te cilet u shprehen se nuk mund te kete negociata e se ka qene vet qeveria ajo qe e ka deklaruar kete. Ne kontraten e re parashikohet ulja e pageses se kamatevoneses nga 0.5 perqind ne dite ne 0.1 perqind. ERE Propozon vendosjen e matesave me material te tejdukshem brenda janarit te vitit 2012 nderkohe qe kompania CEZ ka kerkuar kohe per pajisen e konsumatoreve deri ne fund te vitit 2012