E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia e rinovueshme, Berisha: I kemi mundësitë

Ndërsa e gjithë bota është duke përballur nga kriza të ndryshme, si ajo e ndryshimit të klimës, mungesës së energjisë dhe nga kriza e borxheve, Shqipëria i ka dalë për të ecur në një rrugë jeshile të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në një konferencë për pasuritë hidrike, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të mos përsërisë gabimet e vendeve të zhvilluara duke përdorur potencialet e saj si është energjia e rinovueshme.
 

“Ne kemi mundësi të bëhemi një vend me 100 përqind prodhim energjie të rinovueshme dhe eksportuesi Iisaj. Ne i kemi të gjitha potencialet të jemi një superfuqi e vogël e kësja energjie në rajon. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka të ecim në këtë rrugë pasi rezervat ujore të vendit janë shfrytëzuar vetëm më pak se 1/3 ndërsa 2/3 presin të shfytëzohen” ka shtuar Berisha.

Duke e cilësuar ligjin për koncesionet e hidrocentraleve në vitin 2006 si mjaft të sukseshëm, kryeministri Berisha theksoi se falë këtij ligji u nënshkruan 110 kontrata për ndërtimin e 300 hidrocentralet në vend.
 

“Falë këtij ligji shpërtheu një garë e paparë në historinë e tregut të vendit. Rezultati i garës është se qeveria ka nënshkruar 110 kontrata për ndërtimin 300 HEC-eve. Ligji i cili nuk lejon qeverinë të negociojë me investitorët parandalon edhe dështimin” ka theksuar Berisha.

Kryeministri gjithashtu ka garantuar investitorët se qeveria është e vendosur të marrë çdo masë dhe të adoptojë standartet më të mira që ekzistojnë për suksesin e tyre.
 

“Suksesi juaj ka një rëndësi përcaktuese në zhvillimin e këtij vendi. Suksesi juaj i cili buron në pasuritë e këtij vendi dhe do të shndërrohet në vlera për qytetarët. Suksesi juaj do ta bëjë Shqipërinë një superfuqi të vogël energjitike në rajon” i është drejtuar kryeministri Berisha investitorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›